Contacts

Lokacioni

VENDODHJA E NDËRTESËS

Kompleksi të cilën e kemi emërtuar me emrin “ORIENT” është e pozicionuar në zonën “Prishtina e Re” në lagjen Veternik në Prishtinë. Lokacioni i kompleksit me largësi 2.7 km nga qendra e Prishtinës ofron qasje të shpejtë në të gjitha pjesët e qytetit. Kompleksi “ORIENT” ka qasje në: - Autoudhën “R6” Prishtinë - Hani i Elezit 1.2 km - Rrugën e Veternikut “M2” 0.5 km - Rrugën “B” 1.8 km - Rrugën “M25-2” Prishtinë - Gjilan 0.3 km - Pallatin e Drejtësisë 1.8 km. Si lokacion i tillë ofron qasje shumë të shpejtë në qytet dhe mund të themi se është udhëkryq i lidhjes së qytetit ekzistues dhe qytetit të ri që është duke u zhvilluar. Po ashtu, përparësi e objektit është mundësia e arritjes me ecje në këmbë nga cilido skaj i qytetit. Në afërsi të objektit gjendet Hotel International Prishtina & SPA, ndërsa në distancë prej 500 m gjendet edhe qendra tregtare Albi Mall. Përparësi tjetër e këtij lokacioni në të ardhmen është qasja e cilësdo pjesë të qytetit me lehtësi pa marrë parasysh zgjerimin e qytetit si metropol i ardhshëm.

POZICIONIMI I OBJEKTIT

Pozicionimi i objektit është një kriter shumë i rëndësishëm e që e bën një kompleks ideal për banim. Këtë kriter jemi munduar që ne si ORIENT KUBZ Sh.p.k ta implementojmë me kujdes të veçantë në kompleksin “ORIENT”. Të gjitha banesat janë të orientuara në lindje dhe në perëndim, gjë e cila mundëson që çdo banesë të ketë hapje në pjesën e lindjes ose në pjesën e perëndimit. Përmes këtij kriteri çdo banesë do t’i ekspozohet energjisë diellore të paktën 50% të ditës. Kriter tjetër i pozicionimit është edhe distanca mes objekteve tjera ekzistuese ose atyre që do të ndërtohen. Kompleksit “ORIENT” nuk i afrohet asnjë objekt më afër se 40m distancë ballore, pozitë e cila i siguron banorët që ndriçimi natyral në asnjë mënyrë të mos pengohet as tash e as në të ardhmen.

Contact details :