x
About us

Hapësirat e përbashkëta

HAPËSIRA TË GJELBËRTA

Përveç ndërtimit dhe hapësirave të përbashkëta, kompania “ORIENT KUBZ Sh.p.k.” ka menduar edhe për rregullimin e jashtëm cilësor të objektit dhe shëndetin e banorëve. Për t’i plotësuar këto standarde, kompania jonë do të gjelbërojë me pemë hapësirën përreth objektit në sipërfaqe prej 2390m2, ku do të mbillen gjithsejt 262 pemë që i bie rreth 18m2 gjelbërim për çdo banesë apo 2 pemë për çdo banesë.

HAPËSIRA PËR FËMIJË

Duke qenë se rehatia dhe komoditeti i fëmijëve luan një rol parësor në akomodimin e familjes, në hapësirën e kompleksit “ORIENT” jemi përkujdesur që fëmijëve t’u kushtohet rëndësi dhe hapësira të veçanta. Për këtë qëllim edhe kemi siguruar ambiente të jashtme të përshtatshme e komode për banorët e kompleksit dhe fëmijët e tyre, ku 15% e hapësirave është projektuar për kënde të lojërave dhe ambienteve tjera të qëndrimit.