Services

Cilësia e ndërtimit

ORGANIZIMI I HAPËSIRAVE TË BANIMIT

Në kompleksin “ORIENT ” arkitektura e implementuar i plotëson standardet e fundit arkitektonike të cilat aplikohen në shtetet evropiane. Secila banesë në organizimin e saj të brendshëm, metrat katrorë i ka sipas standardeve vendore dhe evropiane si dhe secila kthinë ka një shfrytëzim komod e të rehatshëm. Si kriter bazik, kompania dëshiron që çdo klienti t’i ofrojë banesë të rehatshme me sipërfaqe maksimalisht të shfrytëzueshme

CILËSIA E NDËRTIMIT

Rehatia në banesë është e lidhur ngushtë me privatësinë dhe stabilitetin e banesës. Kompleksi “ORIENT ” ka aplikuar standardet më të larta të ndërtimit në vend. Detajet e ndërtimit përfshijnë:

STABILITETI I OBJEKTIT

Rregull i “ORIENT KUBZ Sh.p.k.” gjatë projektimit ka qenë që kompleksi “ORIENT” të ketë cilësi në pjesën vizive por edhe në atë të padukshme. Një nga pjesët e padukshme të kompleksit është themeli dhe shtyllat, andaj stafi inxhinierik i “ORIENT KUBZ SH.P.K.” nuk është kufizuar as nga kompania e as nga arkitektët për ta realizuar një ndërtim me një stabilitet të lartë, duke iu përmbajtur rregullave strikte të projektimit të stabilitetit sipas normave evropiane të stabilitetit ‘EC’. Mënyra e organizimit të elementeve mbajtëse është bërë në atë formë që objekti t’u rezistojë fatkeqësive natyrore si: tërmetet deri në 9 shkallë të Rihterit, zjarreve të temperaturave të larta R90 dhe erërave të klasit të tretë.

HAPËSIRA TEKNIKE

Hapësirat teknike të kompleksit “ORIENT” janë të mirë organizuara në hapësira të posaçme për mirëmbajtje adekuate. Kompleksi ka një rezervuar uji të përbashkët në raste kur mungon furnizimi me ujë nga ana e Ujësjellësit. Kafazi i shkallëve është i projektuar për evakuim emergjent të shpejtë, ventilimin e tymit dhe hyrjen e ajrit të freskët në raste emergjente.

HAPËSIRA AFARISTE DHE PARKIMI

Në kompleksin “ORIENT” janë projektuar dy kate (sutereni dhe kati përdhesë) të cilat do të shërbejnë si hapësira afariste. Këto hapësira janë projektuar në mënyrë që të mundësojnë zhvillim të çfarëdo lloj biznesi tregtar, qendra rekreative, administratë si dhe qendra edukativo- arsimore.

HAPËSIRA TË POSAQME PËR PANELE DIELLORE

“ORIENT KUBZ Sh.p.k.” kujdeset që të promovojë edhe efiçencën e energjisë. Përveç kursimit nëpërmjet termoizolimit, banorëve u mundësohet të kenë një hapësirë të posaçme në kulmin e kompleksit për të vendosur panele diellore për shfrytëzimin e energjisë diellore. Çdo familje ka mundësi të instalojë në hapësirën e kulmit panele diellore për ngrohjen e ujit, e cila është destinuar për këtë qëllim.

IZOLIMI AKUSTIK

Në muret ndarëse mes dy banesave është aplikuar muri i dyfishtë me një shtresë lesh guri të dendur për izolimin akustik, por të cilat njëkohësisht i shërbejnë edhe sistemit të termoizolimit për të shmangur humbjet e temperaturave. Pllaka e meskatit, (dyshemeja) është trajtuar në aspektin akustik ku është përvetësuar dysheme notuese e cila mundëson një efiçencë akustike të lartë dhe izoluese ndaj tronditjeve, lëvizjeve të mobiljeve apo zhurmave tjera që vijnë nga kati i sipërm.

SISTEMI I FASADËS

Efiçenca e objektit është një kriter bazik për të arritur një standard evropian të ndërtimit, në të cilin hyn edhe sistemi i fasadës. Tek kompleksi “ORIENT”, në sistemin e fasadës është përdorur sistemi me tullë belge, ku si pjesë e termoizolimit përdoret leshi i gurit, i cili mundëson termoizolim të shkëlqyer dhe pamje të bukur estetike. Ky sistem shumë efikas, mundëson që banesa të jetë e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.

DYERT DHE DRITARET

Dera e hyrjes në banesë do të jetë e cilësisë ‘blind’ e cila ofron siguri si dhe mbrojtje nga zjarri. Dyert e brendshme do të jenë nga materiali ‘mdf’ te plota/mbushura, ndërsa dritaret plastike me xham të trefishtë termik, të mbushura me gaz argoni, me profile PVC. Sistemi i tillë i dritareve ka një koeficient të mirë termik i cili pengon depërtimit e temperaturave të jashtme qofshin ato të larta apo të ulëta.